Milani “gjunjëzohet” në “Anfield Road”, Real Madrid mposhtë Interin

Pas shtatë viteve mungesë në Ligën e Kampionëve, AC Milan u rikthye, por jo në mënyrën më të mirë të mundshme.
Rosonerët janë “gjunjëzuar” sonte në “Anfield Road”, duke humbur me rezultat 3-2, pas një “drame” të vërtetë, shkruan Shqip.com.
Mbrojtësi i italianëve, Fikayo Tomri shënoi golin e parë në këtë takim, por në portën e gabuar dhe kështu Liverpooli kaloi në epërsi.
Rosonerët arritën që të riktheheshin në lojë me dy gola të shpejtë nga Rebic dhe Diaz në minutat 42 dhe 44, por kjo ishte e gjitha se çka mundën të bëjnë në këtë takim.
Në anën tjetër, “The Reds” sulmuan pa pushim në pjesën e dytë dhe kjo u shpërblye në minutën e 49-të kur Salah e barazoi rezultatin, ndërsa Henderson në muinutën e 69 me një goditje mjeshtërore i dhuroi skuadrës së tij pikë të plota.
Në ndeshjen tjetër derbi, Interi humbi nga Real Madrid me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Rodrigo në minutën e 89-të, por që ishte i mjaftushëm që “mbretërit” të arkëtojnë pikë të plota.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:
Manchester City 6-3 Leipzig
Sporting 1-5 Ajax
Club Brugge 1-1 PSG /Shqip.com