Milani fiton përsëri, mposht skuadrën e Berlusconit
Publikuar:
(18.02.2023 19:58:27)
Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.
Rosonerët kanë mposhtur Monzan me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 23-të të kampionatit italian.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Junior Messias në minutën e 31-të.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e tretë me 44 pikë aq sa ka Interi në vendin e dytë.
/Shqip.com