Milani e përmbysë rezultatin ndaj Liverpoolit

Rikthimin pas shtatë viteve në Ligën e Kampionëve, Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Rosonerët janë duke shënuar fitore ndaj Liverpoolit me rezultat 1-2, pas përfundimit të pjesës së parë, shkruan Shqip.com.
Kuqezinjtë ishin në disavazntazh, pasi Tomori shënoi në minutën e nëntë në portën e gabuar, ndërsa Salah e humbi mundësinë për ta dyfishuar rezultatin pasi e humbi penaltinë.
Por, italianët brenda dy minutave arritën të shënojnë dy gola dhe ta përmbysin rezultatin.
Fillimisht me anë të Rebic e pastaj me anë të Diaz, ata shënuan dy herë dhë kështu shkuan në pushim me avantazh 1-2.
Në këtë takim, italianët janë pa Zlatan Ibrahimovic i cili është i lënduar, kurse Liverpoolit i mungon Firminho.
Mbetet të shihet nëse Klopp do e inkuadrojë në pjesën e dytë Virgil Van Dijk i cili është në bankën rezervë.
Në ndeshjet tjera janë duke u zhvilluar këto rezultate:
Club Brugge 1-1 PSG
Manchester City 3-1 Leipzig
Atleico Madid 0-0 Porto
Inter 0-0 Real Madrid/Shqip.com