Milani e fillon mbrojtjen e titullit – ndaj Udineses
Publikuar:
(13.08.2022 16:20:45)

Titullin e fitoi sezonën e kaluar.
Sot fillon një mision i ri: mbrotja e tij.
AC Milan e zhvillon ndeshjen e parë në Serie A – ndaj Udineses, me fillim nga ora 18:30.
Rosonerët janë favoritë në letër, por edhe mysafirët kanë ditur që të shkaktojnë probleme në të kaluarën.
Në këtë takim – rosonerët do jenë pa Zlatan Ibrahimovic, i cili pritet të mungojë edhe një kohë të gjatë
Në anën tjetër, rreziku kryesor nga Udinese pritet të jetë nga Gerard Deulofeu – që ishte në formë jetësore – sezonën e kaluar./Shqip.com