Sport Ndërkombëtar

Fekir – po kërkohet nga dy skuadra

Nabil Fekir

Nabil Fekir – vazhdon të jetë i lidhur me një transferim në Serie A – ani pse e vazhdoi kontratën me Real Betis – deri në vitin 2026.

Mesfushori francez – së fundmi ka rënë në radarin e Milanit dhe Romës – sipas Mundo Deportivos.

Mediumi spanjoll shkruan se të dyja skuadrat nga Serie A – janë tejet të interesuara për shërbimet e Fekir.

Majtaku vlerësohet 40 milionë euro në “Transfermarkt”.

Në sezonën e fundit të La Ligës – ai zhvilloi 34 ndeshje, ndërsa shënoi gjashtë gola dhe asistoi tetë herë.

29 vjeçari njihet për mençurinë e tij në fushën e gjelbër – ndërsa ka edhe goditje të forta. Ai është pjesë e Betisist që nga viti 2019, ndërsa në të kaluarën ka bartur shiritin e kapitenit./Shqip.com