Sport Ndërkombëtar

Milani dhe Interi mund të detyrohen ta ndërtojnë stadiumin e ri jashtë qytetit

Interi dhe AC Milan mund të ndajnë një stadium të ri jashtë qytetit nëse planet për stadiumin  e ri nuk përparojnë shpejt.

Sipas shefit ekzekutiv të kuqezinjve, Paolo Scaroni, klubet rivale po kërkojnë të ndërtojnë një stadium të ri modern, por bisedimet kanë ngecur, me më shumë se dy vjet të shpenzuara për të diskutuar idenë.

“Me hapjen e San Siros në vitin 1926, Interi dhe Milani janë të prirur të kenë një arenë më bashkëkohore dhe tani janë në ‘ngut’ për të ndërtuar stadiumin e tyre të ri – edhe nëse kjo do të thotë që të braktisin qytetin fare”, thotë Scaroni.

Ai tha se një stadium i ri është i domosdoshëm.

“Stadiumi i ri është për të gjithë, jo vetëm për tifozët. Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm se burokracia në Itali nuk është e dobishme. Interi dhe Milani kanë të njëjtin vizion dhe ambicie. Një stadium i ri është një përbërës themelor për një qytet si Milani.

Janë hartuar propozime për një terren me nofkën “Katedralja” – e frymëzuar nga Katedralja./Shqip.com