Sport Ndërkombëtar

Milan “zgjohet” vonë, Sampdoria i lan mëkatet

Kriza e rezultateve të Milanit ka marrë fund mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë nxjerrë inatin e eliminimit në gjysmëfinale të Champions Leagues nga Interi në Serie A. Sampdoria është pushtuar nga “djalli” në “San Siro”. Milani ka fituar me shifrat e thella 5-1, duke shfryrë gjithë stresin dhe mllefin e grumbulluar gjatë gjithë ditëve të fundit.

Leao hapi festivalin e golave që në minutën e 9-të ndeshjes, duke premtuar argëtim për tifozët e pranishëm. Quagliarella barazoi përkohësisht në minutën e 21-të, por baraspesha zgjati vetëm tre minuta. Giroud shënon dy gola të shpejtë kuqezinjtë, fillimisht në minutën e 24-t dhe më pas në të 27-n me penallti.

Por Milani nuk ndalet me kaq dhe në pjesën e dytë thellon edhe më tepër rezultati. Diazi ndëshkoi Sampdorian në minutën e 63-të, ndërsa Giroud e shton sërish emrin e tij në listën e golashënuesëve 5 minuta më vonë. Ndeshja mbyllet me shifrat 5-1 dhe Milani shkon në kuotën e 64 pikëve, një pikë larg zonës Champions.

/Shqip.com