Sport Ndërkombëtar

Milan vazhdon bashkëpunimin me sulmuesin veteran

ilustrim

Gazetari Gianluca Di Marzio ka njoftuar se Olivier Giroud ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovim njëvjeçar.

Përfaqësuesit e francezit, Vincenzo Morabito dhe Michael Manuello, janë takuar me menaxhmentin e klubit në Casa Milan në përpjekje të arritjes së marrëveshjes për kushtet e kontratës së re të kampionit të botës, i cili është i lidhur me “Rossonerët” vetëm edhe tre muaj.

Takimi mes palëve ishte pozitiv dhe sulmuesi do ta vazhdojë aventurën me Milanin. Di Marzio detajon se marrëveshja verbale është arritur për kontratë njëvjeçare, deri në qershor 2024, ndërsa lojtari do të përfitojë rreth 3.8 milionë euro plus shtesat.

TOPSHOT – AC Milan’s French forward Olivier Giroud celebrates scoring his team’s second goal during the Italian Serie A football match between AC Milan and Inter Milan at the San Siro stadium in Milan on September 3, 2022. (Photo by Isabella BONOTTO / AFP) (Photo by ISABELLA BONOTTO/AFP via Getty Images)

36-vjeçari pritet ta nënshkruajë kontratën e re para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit që është caktuar për datën 12 prill.

Ishte raportuar se Giroud ka refuzuar 10 milionë euro nga Evertoni në afatin e janarit, sepse dëshironte të qëndrojë në “San Siro”.

/Shqip.com