Sport Ndërkombëtar

Milan turpërohet nga Sassuolo

Milan është shokuar rëndë në shtëpi nga Sassuolo pasi është mposhtur me rezultatin e thellë 2-5.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-3 për mysafirët. Në minutën e 8-të, Giroud shënoi golin e parë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Befasia nisi në minutën e 19-të, ku Sassuolo krijon një kundërsulm të jashtëzakonshëm, Berardi merr topin në krahun e djathtë dhe dërgon një pasim të bukur brenda zonës ku Defrel zhbllokon shifrat.

Sassuolo nuk ndalet, pasi vetëm 3 minuta pas golit të parë, shënojnë edhe të dytin. Një aksion perfekt i ndërtuar nga mysafirët, ku përsëri Berardi shërben mrekullisht Fratesin i cili shënon golin e dytë.

Milan shpresoi te përmbysja në pjesën e parë, ku në minutën e 24-të, Giroud shënon pas një asistimi nga Calabria. Por shpresat u shuan në pjesën e parë, pasi në minutën e 30-të, Traore asiston për Berardin dhe këtë herë italiani e dërgon vetë topin në rrjetë duke çuar rezultatin në 1-3.

Pjesa e dytë starton në favor të Sassuolos, pasi në minutën e 47-të Lauriente shënoi me anë të 11-metërshit. Në minutën e 55-të, Rebic shënon, por VAR anulon përsëri për pozicion jashtë loje.

Pioli kryen zëvendësime, por në minutën e 79-të Sassuolo shokon kuqezinjtë përsëri, me Berardin që asiston përsëri dhe Henrique shënon golin e pestë. 2 minuta më pas, Origi shënon golin e dytë për kuqezinjtë.

Kjo ka qenë një humbje shumë e thellë për Milanin, pasi tashmë vihen në pikëpyetje shumë gjëra. Një formë jashtëzakonisht e dobët nga kampionët në fuqi të Serie A. Me këtë rezultat, Milan pozicionohet në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 16-të me 20 pikë

/Shqip.com