Sport Ndërkombëtar

Milan synon transferimin e yllit të Real Madrid

AC Milan

Milan vazhdon të shfaq interesimin për të nënshkruar me yllin e Real Madrid, Isco, transmeton Shqip.com.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 29 vjeçari mund të largohet nga Real Madrid për 20 milionë euro, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2022.

Edicionin e kaluar mesfushori nuk shënoi asnjë gol, arsye shtesë kjo pse ka rënë çmimi i tij dukshëm nga viti i fundit.

Milani nuk do të mund ta marrë lojtarin si huazim me të drejtë blerje, por duke parë raportet e mira mes dy klubeve dhe Carlo Ancelottit, gjigandët italian shpresojnë të nënshkruajnë me spanjollin në një marrëveshje të përhershme.

Isco është pjesë e “Los Blancos” që nga viti 2013 ku u transferua nga Malaga, dhe gjatë kësaj periudhe ai ka shënuar 51 gola në 336 paraqitje me mbretërit./Shqip.com

Isco