Sport Ndërkombëtar

Milan në sulm për sulmuesin “bishë”

Milan ka nisur të mendojë për edicionin e ardhshëm dhe së fundmi është hedhur në sulm për Adama Traore. Skuadra kuqezi synon futbollistin e Wolverhampton, i cili është në vitin e fundit të kontratës në Premier League, të cilën nuk do ta rinovojë.

Futbollisti spanjoll njihet për fizikun e tij impresionues, por dhe për shpejtësi. Gjithsesi aventura e fundit te Barcelona në formë huazimi nuk është se shkoi shumë mirë.

Milani nuk do ta ketë një mision të thjeshtë pasi në garë për të janë deh Napoli, Atalanta dhe Leeds United. Lajmi është raportuar nga gazetari i CBS Sports, Ben Jacobs, duke  e cilësuar ekipin e Piolit favorit për sulmuesin.

/Shqip.com