Sport Ndërkombëtar

Milan mposht Lazion dhe rikthehet në pozitën e katërt

Milani është rikthyer në pozitën e katërt në Serie, pasi e ka mposhtur Lazion me 2-0 në kuadër të javës së 34-t.

Ismael Bennacer e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, pasi më parë u asistua prej Olivier Giroud.

Për 2-0 u përkujdes Theo Hernandes (29’), ndërsa asistues që rrallë mund ta shikojmë, portieri Mike Maignan.

Në vazhdim dy skuadrat kishin mundësi të mira të shënonin, por u mungoi konkretizimi. Pas javës së 3-të, Lazio ka 64 pikë, ndërsa Milani është me tri më pak.

/Shqip.com