Milan luan sot ndaj Bolognas

Kampioni në fuqi i Italisë, Milan sonte luan në udhëtim ndaj Bolognas.
Kur kanë mbetur edhe nentë xhiro nga fundi i kampionatit, kuqëzinjët janë në vendin e katërt në tabel me 52 pikë, 22 më pak se Napoli që gjendet në vendin e parë.
Synimi kryesor i Milanit këtë sezon të siguroj një vend që dergon në Champion League, ku në garë të ngushtë janë skuadrat si Roma, Inter Atalanta dhe Juventus.
Më fillim nga ora 15:00, kampioni i Italisë do të përballet me Bolognan në ”Stadio Renato Dall’Ara”.
Milan ka një statistik fantastike me kundërshtarin e sotëm, pasi nuk di për humbje në 14 përballjet e fundit direkte mes vete.
Bologna fitoi ndeshjen e fundit në Serie A në janar të vitit 2016, dhe nga ajo kohë Milani ka fituar 12 ndeshje dhe dy përballje kanë përfunduar me barazim.
/Shqip.com