Sport Ndërkombëtar

Milan ka marrë vendim për veteranin Ibrahimovic

Milan dhe Zlatan Ibrahimovic do t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit në fund të sezonit. Lajmi i bujshëm vjen nga Franca dhe raportohet nga “Foot Mercato”. Klubi kuqezi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën sulmuesit 41-vjeçar suedez.

Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta, i fundit në kofshë, që po e mban larg fushave të blerta në pjesën e fundit të këtij sezoni. Ibra do ta gjejë veten në një udhëkryq: ta vazhdojë aventurën e tij si futbollist diku tjetër ose të qëndrojë në Milano me një rol menaxherial.

Zlatan Ibrahimovic

Pas katër vitesh dhe 37 golave ​​në 78 paraqitje, aventura e Ibrës te Milani duket se po mbyllet.

Një mundësi tjetër, e cila u përfol së fundi është transferimi te skuadra tjetër e Serie A, Monza, e cila është në pronësi të ish-pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi.

/Shqip.com