Milan i ofron biletë Marcelos për “San Siro”
Legjenda e Real Madridit la klubin spanjoll para disa ditësh dhe tani është i lirë të zgjedh hapin e radhës.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka marrë oferta nga klube të shumta nga shumë kampionate, përfshi atë italian.
Madje, kampioni i Serie A-së për edicionin paraprak i ka bërë ofertë brazilianit, raporton AS.
Shuma që i është vendosur në tavolinë reprezentuesve të lojtarit thuhet të jetë 3 milionë euro të pastra, pra, gjysma se çfarë fitonte te “Los Blancos”.
Pavarësisht moshës dhe rënies së formës së dikurshme, Marcelo ka refuzuar të bëhet pjesë e “Rossoneri” në këto kushte.
Megjithatë, klubi milanez nuk do të dorëzohet dhe mund ta përmirësojë ofertën.
Diçka që duhet të përshpejtohet pasi klubet si Marseille i Francës tashmë veçse ka nisur procedurat pët të marrë shërbimet e 34-vjeçarit.
Përndryshe, AC Milan ka në dorë një ‘xhevahir’ në atë pozitë, Theo Hernandezin – dikur pjesëtar i madrilenëve – që aktualisht është njëri ndër më të mirët në botë në pjesëfushën e tij.
Nga ana tjetër, Marcelo ka kohë që akoma të shqyrtojë ofertat që do ta vërshojnë atë gjatë këtij afati kalimar, ku edhe nëse nënshkruan për kuqezinjtëm do ta ketë parasysh se është opsion nga pankina. /Shqip.com