Sport Ndërkombëtar

Milan hyn në garë për “Robenin algjerian”

Me fitoren ndaj Lazios 1:2 të dielën mbrëma, Milan siguroi matematikisht Ligën e Kampionëve.

Gjiganti italian do të shikojë të përforcohet në reparte të ndryshme.

Me Sven Botman që pritet të sigurojë mbrojtjen, “Rossoneri” tani ka plane për Ryad Mahrezin e Cityt, raporton “Footmercato”.

Ryad Mahrez vs PSG

Sipas mediumit, Milan po përgatit një ofertë që Ryad nuk do ta refuzojë, duke e joshur atë me projektin e ri të tyre.

Klubi është në procesin e blerjes për një miliard euro nga kompania “Investcorp”, një fond investimi me qendër në Bahrein dhe për këtë buxhet i ri pritet të jëtë në dispozicion për Piolin.

Riyad po kalon një sezon të jashtëzakonshme me “Cityzens” ku në 42 paraqitje në të gjitha garat, ka 23 gola dhe tetë asiste.

Riyad Mahrez

Aktualisht, 31-vjeçari ka kontratë me kampionët në fuqi të Premierligës dei në qershor të vitit 2023.

Kjo dhe mungesa e një sulmuesi krah të djathtë të kuqezinjëve e bëjnë edhe më të mundshme lëvizjen e tij në “San Siro”.

Vlera aktuale e tij në treg kap shifrën e 40 milionë eurove, para të cilat Milan pritet t’i ketë gjatë afatit veror.

Klube si Barcelona, PSG, Real Madrid dhe Juventus kanë shprehur tashmë interesim për majtakun e rrezikshëm./Shqip.com