Sport Ndërkombëtar

Milan – Giroud, ky është lajmi i fundit

Sulmuesi Olivier Giroud ka vendosur të mbetet te Milani, së paku edhe për një sezon tjetër
Sulmuesi Olivier Giroud ka vendosur të mbetet te Milani, së paku edhe për një sezon tjetër

Sulmuesi Olivier Giroud ka vendosur të mbetet te Milani, së paku edhe për një sezon tjetër.

Francezi ka shfaqur formë fantastike këtë edicion me “Rossonerët”, ku është viti i tij i dytë që po e kalon në “San Siro”.

Duke marrë parasysh se kontrata i skadonte në fund të sezonit, drejtuesit e klubit kuqezi kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.

Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2024.

Nga kontrata e re me Milanin, Giroud do të fitoj pagë vjetore prej 3.5 milionë eurove neto.

36-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Milanin ku ka realizuar 12 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

/Shqip.com