Sport Ndërkombëtar

Milan fillon kontaktet me senzacionin e EURO 2020

AC Milan

Klubi Italian, Milan, ka filluar kontaktet me Leverkusenin për Patrik Schick, shkruan Shqip.com.

Edhe pse Schick shihet si futbollist i rëndësishëm për klubin gjerman, ata mund të lejojnë largimin e tij neës vijnë ofertat e duhura.

“Rossonerët” kanë kërkuar ta huazojnë lojtarin me të drejtë blerje, por, Leverkusen është gati të lejoj vetëm largimin e tij të përhershëm.

Reprezentuesi çek ka shkëlqyer deri tani me Çekinë në EURO 2020, ku ka arritur të shënoj katër gola, duke e dërguar Kombëtaren e tij deri në çerekfinale./Shqip.com