Sport Ndërkombëtar

Milan eliminohet nga Kupa e Italisë nga Torino e Mërgim Vojvodës

Skuadra italiane Milan nuk ia doli që ta shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë kundër Torinos, duke u eliminuar kështu në 1/8 e Kupës së Italisë me rezultat 1:0.

Skuadra e Ivan Juric kështu siguroi çerekfinalen e kupës në fjalë.

Viti 2023 nuk ka nisur në formën më të mirë për “Kuqezinjtë” e udhëhequr nga Stefano Pioli. Pasi çuditërisht nuk arritën ta menaxhojnë epërsinë e dyfishtë në ndeshjen kundër Romas në kampionat, erdhi sërish një dush i ftohtë.

Kësaj radhe një goditje tjetër u mor në Kupën e Italisë. Sonte, Milani ishte nikoqir i Torinos. Për skuadrën mysafire ndeshjen nga banka rezervë e nisi mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda.

/Shqip.com