Sport Ndërkombëtar

Milan do të shesë NFT – për t’i ndihmuar fëmijët në nevojë

NFT i Milan

AC Milan ka hyrë në ‘biznesin në ngritje’ në botën e futbollit, duke përdorur një fanelë të shqyer.

Klubi ka punësuar një kompani për ta bërë fanelën në një NFT-je të veçantë.

Kompania “Fanesa”, do të përdor fanelën e një fëmije nga Sudani i Jugut që po lundronte në brigjet e vendit të tij.

Një NFT është një koleksion unik dixhital që gjurmohet në një blockchain për të provuar origjinalitetin e tij të veçantë.

Këmisha u vendos në një varëse rrobash dhe u përgatit vetëm në ndriçimin e skanerëve Lidar.

Ajo më pas u dixhitalizua në 3D, u kthye në një ‘token jo të këmbyeshëm’ (NFT).

Të premten, klubi njoftoi se do të shesë 75,817 versione të fanellës së dixhitalizuar për 45 euro.

Me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi të përfshira në ndihmën e fëmijëve në nevojë në mbarë botën, përfshirë Sudanin.

Numri i artikujve në shitje përfaqëson kapacitetin e San Siros.

BitMEX, një shkëmbim kriptomonedhash që është një partner zyrtar i AC Milan, është zotuar të blejë një numër të madh të NFT-ve për të mbështetur misionet bamirëse të AC Milan, Fondazione.

Në total, mund të mblidhen më shumë se 3 milionë euro.

Fotografi Jan Grarup që e këmbeu fanelën e fëmijës me një të re

“Ne jemi të kënaqur që i bashkohemi këtij projekti inovativ në bashkëpunim me BitMEX dhe Fansea,” tha për GOAL Sekretari i Përgjithshëm i Fondazione Milan, Rocco Giorgianni .

Ai poashtu tha se “Fondazione Milan” u jep shumë fëmijëve në kushte të vështira mundësinë që të përfshihen në projekte sportive dhe të zhvillojnë talentin e tyre.

NFT fillimisht do të lançohet përmes faqes së internetit të AC Milan dhe më pas në aplikacionin Fansea. /Shqip.com