Sport Ndërkombëtar

Milan dhe Juve mësojnë çmimin për Zaniolon

Një italian i ri mund të shkruajë histori në futbollin evropian.

Nocolo Zaniolo është nga talentët më të veçantë në botë, duke e bërë atë tejet të kërkuar nga klube të mëdha.

Roma ka vendosur çmimin e kërkuar për mesfushorin, sipas “Calciomercato“.

Zaniolo kundër Juvetus

Milan dhe Juventus kanë qenë të dy të lidhur me 22-vjeçarin, i cili po tërheq interes edhe nga klube të “Premier League”.

Roma nuk do ta lërë të shkojë për më pak se 50 milionë euro, për cilindo klub që mëton ta ketë atë në radhët e veta.

Zaniolo është ende nën kontratë në Stadio Olimpico deri në vitin 2024.

Zaniolo, Italia

Lojtari shtatlartë po kalon një edicion fantastik në Konferencëligë, ku ka katër gola dhe tre asiste në nëntë paraqitje.

Madje, klubi kryeqytetas ka arritur në finale mbrëmë të enjten, dhe do të niset në Tiranë ku do të përballet me Feyenoodrin.

Finalja luhet më 25 maj në “Arenën Kombëtare”. /Shqip.com