Sport Ndërkombëtar

Milan “blindon” yllin e skuadrës

Rafael Leao ka rinovuar kontratën me Milanin deri në vitin 2028.  Sporting Lisbona ka marrë nga Lille transfertën bankare që nis prodcedurën për pagesën e 22 milionëve të treguar në vendimet e ndryshme të gjykatave portugeze për largimin e Leaos në vitin 2018, ndërsa në Milano sulmuesi firmosi kontratën e parë që i përfundonte në vitin 2024.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kontrata e re e tij me Milanin i garanton atij një rritje në shtatë milionë euro neto në sezon që do të thotë dy milionëve shtesë. Në të njëjtën kohë, Leao është i liruar nga  klauzola e lirimit prej 150 milionë eurosh. Detaje të rëndësishme që bëjnë të qartë se si dialogu i kohëve të fundit i ka bërë palët të përkushtuara për të gjetur zgjidhje inteligjente për të gjithë.

Drejtori menaxhuaes Furlani, drejtori Maldini dhe Massara mbyllën me sukses një lojë që në fillim të vitit dukej pothuajse e humbur.

/Shqip.com