Sport Ndërkombëtar

Milan, barazimin pa gola me Empolin

Milan nuk ka arritur më shumë se barazimi 0:0 me Empolin, në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”, e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Ky rezultat nuk është shumë befasues, duke marrë parasysh formacionin që tekniku Stefano Pioli kishte vendosur të aktivizojë në këtë ndeshje.

“Djajtë” nuk u ndalën në asnjë moment për të gjetur golin e fitores, gol i cili u arrit në minutën e 89-të të ndeshjes, pas një kombinimi fantastik të anësorit Alessandro Florenzi, me “bomberin” francez, Olivier Giroud që gjeti rrugën e rrjetës. Por, pas një rishikimit të golit me sistemin “VAR”, gjyqtari Marcenaro vendosi të anulonte golin pas një prekje të topit me dorë gjatë ndërtimit të aksionit.

Me këtë rezultat, Milan ngjitet në vendin e 3-të të renditjes 1 pikë më shumë se “kushërinjtë” e Inter, ndërsa Empoli është ngjitur në kuotën e 32 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 14-të të renditjes.

/Shqip.com