Rozë

Mikela zbulon sekretin e banores: Është e lidhur jashtë

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, po komentohet për pothuajse çdo veprim të tyrin.

Ata shpalosin mjaft detaje nga jeta e tyre personale, por shumëçka mbetet jashtë shtëpisë.

E ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” në Top Channel, ishte Mikela Pupa.

Mikela ka treguar edhe një sekret që Dea Mishel i kishte rrëfyer brenda shtëpisë, ku u shpreh se Dea ka një lidhje të lënë pezull jashtë.

Ajo më tha vetë se ka një lidhje të hapur jashtë. Amosi nuk është fare në shijet e Deas.

Kujtojmë që, Maestro i mohoi të drejtën për të nominuar Valbonës, Nitës, Diolës dhe Bjordit, kjo pasi ai parashikoi se ata mund ta nominomin.

/Shqip.com