Rozë

Mikela tregon momentin më të vështirë në Për’puthen, lidhet me Ana Leshin

Ana Lleshi dhe Mikela Pupa

Mikela ka dalë çifte më Erionën, para disa javë në Për’puthen.

Ajo ka treguar se janë shumë mirë bashkë dhe lidhja e tyre është shumë e vërtet.

Madjë ajo në “Natë me Aulonën”, ka treguar momentet më të vështira në emision që ka pasur për këto muaj.

Kjo lidhet me ardhjen e Anës në emision.

Teksa ka parë afrimitetin e saj me Erjonin, me të cilin ajo doli çift Mikela ka kërkuar të largohet nga emisioni.

Mikela dhe Erion

“Një moment kritik ka qenë kur Ana u fut në emision. Dhe nuk e duroja dot afrimitetin kërkova të largohem. Por autorja Olsa më këshilloi që për një moment dobësie mos hidhja poshtë gjithçka. E shoh si të shkëlqejnë sytë për atë djalë”- I ka thënë ajo.

Ndryshe, dyshja kanë treguar se janë duke bashkëjetuar, por plane më tepër nuk kanë./SHQIP.com