Rozë

Mikela nuk përmbahet, godet me shuplakë Erionin

Mikela, Erioni dhe Ana

Mikela dhe Erioni për një kohë të gjatë kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin.

Dyshja pas hyrjes së Anës, konkurrentes nga edicioni i parë i “Përputhen”, kanë filluar që të kenë disa mosmarrëveshje.

Sot Erioni dhe Ana kanë pasur takimin e tyre 4-minutësh, teksa Mikela dukej se është revoltuar nga dyshja,

Kjo e fundit është ngritur për të dalë jashtë emisionit, derisa ka goditur me shuplakë konkurrentin.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të afirmitetit të tij me Anën, ku shiheshin të përqafuar në prapaskena.

Për disa çaste, Erioni nuk reagoi por Ana e nxiti që ti shkonte mbrapa për ta qetësuar për hir të afrimitetit që kanë pasur./SHQIP.com