Rozë

Mikela nuk mban dot lotët në përballjen me Erionin: Kam dalë si skizofrene

Mikela Pupa

Pas disa javë me akuza dhe kundër akuza ka ndodhur përballja e shumëpritur në mes të Erionit dhe Mikelës.

Dyshja janë parë shumë të afërt sa që ishin në prag të deklaroheshin për njëri-tjetrin, mirëpo ardhja e Ana Lleshit ka ndërruar krejtësisht situatën.

Ajo që në hyrje ka pasur afrimitet me Erionin duke shprehur kështu pëlqimin për të.

Kjo e ka mërzitur Mikelën, e cila nuk mbajti dot lotët në përballjen me Erionin, të cilin e akuzoi se e ka përdorur.

Ajo ka thënë se mënyra qysh ka raguar ajo mund të këtë dal shumë keq para publikut.

Mund të kem dalë si skizofrene aty. Kemi pasur shumë takime, ka pasur shumë deklarata, pëlqimi shumë i madh, vendin tënd se zë askush. Këtu në studio kanë ndodhur shumë gjëra por ti ke vazhduar, më ke telefonuar pas kamerave. Pse? Nëse je ftohur nga unë, nëse ke interes ndaj meje. Ti dhe pas meje erdhe pasi more leje nga dikush tjetër. Ka arritur vjen Ana të jep leje se çfarë të bësh ti’, ka pohuar ajo.

Mikela më tej, i thotë së “nëse kam pëlqyer dikë këtu, në të vërtetë je ti, askush tjetër”.

Pas kësaj ndërhyn edhe Erioni që i thotë se nuk do të heq dorë nga ajo.

Ti mund të heqësh dorë prej meje, unë jo prej teje”.

Ndryshe pas kësaj, Erioni ka pasur një vallëzim romantik me Anën, pavarësisht që Mikela shihej e merzitur./SHQIP.com