Rozë

Mikela ngrihet nga studio duke i bërtitur Erionit

Mikela/PerputhenPrime

Debat i ashpër mes Mikelës, Erionit dhe Ritvanës është duke ndodhur në “Përputhen Prime”.

Ritvana përndryshe është larguar nga emisioni, por erdhi për të diskutuar me dyshen dhe të jep përshëndetjen e fundit.

Derisa sqaroi se largimi i saj është për shkak të shëndetit mendor, bëri edhe disa provokime që lanë të dyshohet se ajo dhe Erioni kanë pasur diçka më shumë.

Ajo nuk i përgjigjej Mikelës nëse ka pasur ndonjë puthje, teksa u shpreh se duhej ta pyeste konkurrentin.

Ndërkaq, Mikela filloi që të bërtas duke u ngritur në studio në drejtim të Erionit duke e pyetur se çfarë ka pasur mes tyre.

Konkurenti ka mohuar një gjë të tillë, derisa Ritvana buzëqeshte me përgjigjen që ai jepte./SHQIP.com