Rozë

Mikela dhe Erioni tregojnë afirmitet në takim – përqafime të shumta mes dyshes

Mikela dhe Erioni

Gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë) është transmetuar takimi i Mikelës dhe Erionit në Përputhen.

Pas përballjes që dyshja patën në ‘Përputhen Prime’, tashmë ata kanë filluar që të kenë më shumë afirmitet.

Kështu të paktën po duket gjatë takimit të fundit që konkurrentët patën, derisa ishin tejet të afërm mes vete.

Mikela dhe Erioni shkëmbyen përqafime të shumta, derisa bukuroshja thoshte se dëshiron që ta deh konkurrentin.

Afirmiteti mes tyre ngjalli shumë reagime në studio, e sidomos nga opinionisti i njohur, Arian Konomi.

Mes diskutimit që filloi mes Mikelës dhe Arianit, ky i fundit e quajti edhe injorante, derisa edhe tha se po bën taktika japoneze./SHQIP.com