Mikel Arteta shpallet “Trajner i Muajit” në Premierligë
Shtatori ishte muaji ku Arsenali filloi të “këndellet” në Premierligë.
Tre fitore në tre ndeshja të zhvilluara, janë arsyeja pse Mikel Arteta është shpalluar “Trajneri i Muajit” shtator në ishull, shkruan Shqip.com.
Trajneri i ekipit londinez, është duke i dhënë përparësi futbollistëve të rinjë dhe duket që po e ndërton një skuadër për të ardhmen.
“Gunners” e kishin nisur kampionatin në mënyrë katastrofale duke shënuar tre humbje radhazi, por gjërat tashmë kanë marrë një kthesë pozitive.
Por, përkundër kësaj ecurie pozitive të rezultateve në shtator, ata gjenden në pozitën e 11-të, me dhjetë pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
Gjithsej, ata kanë tri fitore, një barazim dhe tri huhmbje.
Statistikat e Arsenalit, në muajin shtator:
3 ndeshje
3 fitore
5 gola të shënuara
2 porta të paprekura/Shqip.com