Sport Ndërkombëtar

Mike Tyson përsëri pjesë e zënkave me fansa – përleshet me një grua

Mike Tyson është përfshirë në një zënkë me fansa përsëri, kësaj radhe me një grua që i preku hundën.

Ish-boksieri ishte në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u filmua duke goditur me grusht një pasagjer në një fluturim.

Lexo edhe:
Tyson rrah një pasagjer në një avion, që doli të ishte fans i tij

Nga përfaqësuesit e Tyson u pretendua se burri, Melvin ToWnsend i kishte hedhur një shishe për ta provokuar, megjithëse përfaqësuesit e Toënsend e mohojnë këtë.

Tani, legjenda e boksit është përfshirë në një tjetër incident, siç raportohet nga “New York Post”.

Tyson ishte duke bërë foto me fansat në Las Vegas kur një grua e ngriti gishtin pranë fytyrës së tij, duke bërë atë të reagojë keq.

Ai u kthye menjëherë për t’u përballur me gruan, dhe sigurimi i tij më pas u vërsul dhe u përpoq të përshkallëzonte gjërat. Më pas ai është shoqëruar nga vendi i ngjarjes.

Tyson ishte në Vegas për të ndjekur ngjarjet përpara luftës së Shakur Stevenson me Oscar Valdez në “MGM Grand Garden Arena”. /Shqip.com