Sport Ndërkombëtar

Mike Tyson mohon lajmet për meçin kundër Jake Paul

Tyson-Paul

U raportua se Mike Tyson do të ngjitet edhe një herë në ring, kësaj radhe për të boksuar kundër Jake Paul.

Por, diçka e tillë duket që nuk do të ndodhë – të paktën, jo në të në ardhmen e afërt.

Legjenda e boksit botëror, përmes një postimi në Twitter, ka mohuar se do të boksojë kundër Paul, madje ka treguar se as që është në djeni për një meç të tillë.

“Kjo është diçka e re për mua. Unë pashë Jake në St. Barths dhe ai nuk e përmendi këtë”, shkroi Mike.

Tyson po i përgjigjej një raporti të publikuar më herët nga “The Sun Online” që thoshte se Tyson dhe Paul kishin rënë dakord verbalisht për të luftuar.

Jake Paul, ishte bërë i njohur si Youtuber, por në vitin 2021 ishte shumë aktiv në boks.

Së pari, ai nokautoi Ben Askren në prill përpara se të luftonte dy herë me Tyron Woodley. Në ndeshjen e parë, ai e mundi Woodley-n me vendim të jurisë, ndërs në takimin e dytë, e nokautoi në raundin e gjashtë.

Boxing: Jake Paul and Mike Tyson have agreement for fight | Marca
Paul-Tyson

Në anën tjetër, Tyson luftoi për herë të fundit si profesionist në vitin 2005.

Megjithatë, ai u rikthye në aksion në vitin 2020, duke luftuar me legjendën tjetër Roy Jones Jr. në një garë – ekspozite. Lufta nuk llogaritet në rekordet pro të asnjërit nga luftëtarët, por u shënua një barazim pas tetë raundeve.

Pas luftës, Tyson kishte shpalosur planet e tij për të vazhduar karrierën – luftarake, teksa në supe ka 55 vite. /Shqip.com