Lajme Botë

Mike Pence refuzon të dëshmojë në Kongres

Ish-zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence, ka refuzuar të dëshmojë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit.

Në një intervistë me televizionin CBS, Pence u shpreh se Kongresi nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë  e tij dhe se në Kushtetutë pushtetet janë të ndara.

Ai u shpreh se thirrja e tij për të dëshmuar do të krijonte një precedent shumë të keq.

Kujtojmë se ish-zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence iu desh të fshihej për orë të tëra kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kongresin më 6 janar në një përpjekje për të parandaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e Biden.

/Shqip.com