Mijëra persona nënshkruajnë peticionin për të lejuar Djokovic të luajë në US Open

Më shumë se 12 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet në change.org duke i bërë thirrje Shoqatës së Tenisit të Shteteve të Bashkuara (USTA) dhe qeverisë amerikane që të lejojnë Novak Djokovic të konkurrojë në US Open.

Aktualisht, 21 herë kampioni i Grand Slam-it nuk është në gjendje të hyjë në vend për shkak të rregullave që kërkojnë që udhëtarët të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19, shkruan CNN.
“Nuk ka absolutisht asnjë arsye në këtë fazë të pandemisë për të mos lejuar Djokovic të luajë në US Open 2022. Qeveria e SHBA dhe USTA duhet të punojnë së bashku për ta lejuar atë të luajë. Nëse lojtarët e pavaksinuar amerikanë mund të luajnë, Djokovic si një nga legjendat loja duhet të lejohet të luajë”, thuhej në peticion.

Çështjet e imigracionit e kanë prishur disi vitin e Djokovic pasi refuzimi i tij për të marrë vaksinën Covid-19 ka penguar pjesëmarrjen e tij në turne në mbarë botën.
Para se të fillonte Australian Open në janar, tenisti u dëbua nga Australia pas një periudhe në paraburgim dhe nuk ishte në gjendje të mbronte titullin e tij./Shqip.com