Lajme

Miftaraj: Ligji për Pagat për herë të parë përjashton shtesat për zyrtarët publikë

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një postim në Facebook, ka shkruar se me Ligjin e Pagave për të cilin ka thënë se me këtë Ligj ata që kanë përvojë punë më pas se 15 vite do të marrin një përqindje të vogël si përvojë pune.

Ai ka shkruar se për herë të parë përjashtohen shtesat për zyrtarët publikë, si dhe shtesat për kategoritë e mjekëve, mësuesve, administratës nuk do të marrin më shtesa siç është vepruar më herët.

“Ligji për Pagat për herë të parë përjashton shtesat për zyrtarët publikë. Me ligjin për paga zyrtarët publikë, si mësuesit, administrata, mjekët nuk do marrin me shtesat që i kanë marr deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Paga do jetë fikse sipas koeficientit për secilën pozitë. Me ligjin për paga secili që ka përvojë pune me pak se 15 vite do marr 0.25 % kompensim për vitet e punës përvojë, dhe 0.5 për ata që kanë mbi 15 vite përvojë pune”, ka shkruar Miftaraj.

/Shqip.com