Lajme

Miftaraj lavdëron kryeprokurorin e Pejës për rastin e Gllogjanit: E informoi publikun

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat iftaraj, e ka përshëndetur punën e Prokurorisë Themelore në Pejë në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Ai e ka specifikuar rolin kryeprokurorit të Pejës, Agim Kurmehaj – ciloi ka udhëtuar për Prishtinë vetëm e vetëm që të informojë publikun.

“Agim Kurmehaj sot e kreu detyrën me nder dhe dinjitet, përderisa koleget e tij ne Zyrën e Kryeprokurorit te Shtetit, vazhduan me te vjetrën, informatat i ndajnë me dostat e vet”, ka shkruar ai në Facebook.

Miftaraj përmendi edhe kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, duke thënë se i kanë mbetur vetëm edhe disa muaj.

“Super lajm tjetër është se Aleksandër Lumezi është në ketë detyrë edhe disa muaj, dhe ikja e tij nga kjo pozitë është lajmi me i mire që sistemi prokurorial do merr në shtatë vitet e fundit”, tha Miftaraj.

Çka tha Prokuroria e Pejës sonte?

Kryeprkurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjant të Deçanit janë arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, të shtunën – gjatë një konference për media.

Atyre i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, raporton Shqip.com.

“Pas këtij rasti kemi filluar hetimet intensive së bashku me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore”.

“Me vendimin e Prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin 48 orë për ndalim, ndërsa është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për jepjen e masës së sigurisë të së pandehurve”, tha ai

“Duke marrë parasysh, ndjeshmërinë e rastit, ne në këtë konferencë për shtyp nuk mund të japim informata të tjera që do ta dëmtonin procesin e hetimeve”.

“Ajo që ne zemërohemi është se edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme”, tregoi ai. /Shqip.com.