Teknologji

Microsoft-i rrëzon Apple-n nga vendi i parë

Microsoft

Gjiganti teknologjik, Microsoft, ka kaluar në vlerë të tregut rivalin Apple për herë të parë që nga viti 2021, duke u bërë kompania më e vlefshme në botë.

Vlera e Appleit u rrit për 0.2 për qind të premten, ndërsa Microsofti shtoi 1 për qind.

Falë kësaj, Microsofti arriti në vlerë prej 2.887 trilionë dollarësh, më e larta në histori, sipas të dhënave të publikuara nga LSEG.

Vlera e Appleit në treg është 2.875 trilionë dollarë.

Rënia e kërkesës për telefonat e mençur ka ulur për 3 për qind në total deri tash më 2024 vlerën e Appleit, pas rritjes prej 48% vitin e shkuar.

Microsofti në krahasim me vitin e shkuar, pas shpërthimit prej 57 për qind më 2023, është rritur për tre për qind në total.

Sipas “The Guardian”, vlera e Microsoftit është rritur falë investimeve në inteligjencën artificiale dhe krijuesin e robotit “ChatGPT”, “OpenAI”.

/Shqip.com