Lajme

Michel pret në takim Ramën: Diskutuam për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel duke zbardhur diskutimet mes tyre.

Në një postim në Twitter, Michel shkruan se BE nxit anëtarësimin e rajonit në familjen e madhe europiane.

“Me @ediramaal, diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë.

BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”.

/Shqip.com