Sport Ndërkombëtar

Michail Antonio në “kulm” të karrierës

Michail Antonio shpallet Lojtari i muajit në Premierligë

Sulmuesi i West Ham United, Michail Antonio ka “rrëmbyer” çmimin “Lojtari i muajit” në Premierligë.

Antonio është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, pasi në tre ndeshjet e para ka shënuar 4 gola dhe ka regjistruar tre asistime, transmeton Shqip.com.

Vetëm, Thiery Henry në gusht të vitit 2004, kishte pasur statistika më të mira (4 gola dhe 6 asistime).

31 vjeçari është i njohur për përgatitjen e lartë fizike që ka dhe lojën në ajër.

Ai po ashtu është golashënuesi më i mirë në histori të West Ham Unitet, kurse në Premierligë ka zhvilluar gjithsej 162 ndeshje dhe numëron 50 gola & 22 asistime./Shqip.com

Çmimi “Lojtari i muajit”