Miami vazhdon me befasi, fiton edhe ndaj Miamit
Publikuar:
(18.05.2023 08:33:47)

Seria finale e Konferencës së Lindjes në NBA ka nisur me befasi. Miami Heat, i ardhur nga faza “play in”, e ka fituar ndeshjen e parë në udhëtim te Boston me shifrat 123-116.
Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe me emocione, por në fundin e saj triumfoi Miami, që udhëheq serinë 1-0.
Tjetër ndeshje e shkëlqyer për Jimmy Butler, që realizoi 35 pikë për mysafirët, mbështetur edhe nga Adebayo me 20 pikë. Ndërkohë që, 4 lojtarë të Miami realizuan 15 pikë: Strus, Vincent, Martin e Lowry. Për Boston u dallua Tatum me 30 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Finale – Konferenca e Lindjes
Boston – Miami, 116-123 (0-1)
Finale – Konferenca e Perëndimit
Denver – Lakers, (1-0)
/Shqip.com