Sport Ndërkombëtar

Miami nuk ndalet as nga Bostoni

Miami Heat

Miami Heat ka triumfuar ndaj Boston Celtics – me rezultat 118-107.

Në një takim tejet interesant dhe me shumë ngritje-zbritje – mysafirët ishin më kërkues dhe e arritën qëllimin.

Basketbollisti më i dalluar në këtë fitore të Miamit ishte Jimmy Butler – i cili realizoi 41 pikë, asistoi pesë herë dhe bëri nëntë kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Tyler Herro – që e ndihmoi skuadrën me 18 pikë, tre asistime dhe tetë kërcime.

Në anën tjetër te Celtics edhe në këtë ndeshje – statistikat më të mira i regjistroi Jayson Tatum.

Ai shënoi 29 herë, asistoi gjashtë herë dhe pati tetë kërcime.

Duke marrë parasysh faktin që Miami – luajti në udhëtim tashmë e ka edhe një përparësi të madhe dhe është favorit në letër për të triumfuar në takimin e radhës./Shqip.com