Miami eleminon “76ers” dhe Suns luajnë “all-in” me Dallas në lojën e shtatë

Miami Heat ka triumfuar në udhëtim te Philadelphia 76ers me nëntë pikë diferencë – 90:99.
Për Heat kjo ishte fitorja e katërt ndaj 76ers dhe kësisoj kalojnë në finalen e madhe të Konferencës së Lindjes me katër fitore e dy disfata.
Peace out, Philly ✌️
On to the Eastern Conference Finals! pic.twitter.com/Spl099Yuaq
— Miami HEAT (@MiamiHEAT) May 13, 2022
Jimmy Butler ka shkëlqyer në këtë sfidë për Heat me 32 pikë, tetë kërcime e katër asistime, derisa Strus e mbylli ndeshjen me 20 pikë e 11 kërcime.
Në finalen e madhe të Konferencës së Lindjes, Heat do të pres fituesin e duelit Boston Celtics – Milwaukee Bucks.
Ndeshje spektakolare është zhvilluar në American Airlines Arena në Teksas, ku Dallas Mavericks ka mposhtur Phoenix Suns me 27 pikë epërsi 113:86 për të barazuar serinë e ndeshjeve në 3-3.
We ain’t done yet. MAVS WIN!!@Chime | #dALLasIN pic.twitter.com/IXDlqIKIM2
— x – Dallas Mavericks (@dallasmavs) May 13, 2022
Ylli slloven Luka Doncic ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 33 pikë, 11 kërcime e tetë asistime.
Me lojë të mirë te skuadra fituese u dalluan edhe Bullock që shtoi 19 pikë si dhe Brunson që e mbylli ndeshjen me 18 sosh.
Ndeshja e shtatë vendimtare do të zhvillohet në terrenin e Suns, ku fituesi do të kaloj në finalen e Konferencës së Perëndimit. /Shqip.com