Miami befasohet nga Detroit Pistons

Në letër ishte favorit, por në parket nuk doli të jetë ashtu.
Miami Heat është befasuar nga Detroit Pistons, duke pësuar humbje me rezultat 90-100.
Në këtë takim, mysafirët ishin më kërkues dhe në fund arkëtuan pikët e plota.
Basketbollisti më i mirë te Pistons, ishte Saddiq Bey, i cili realizoi 26 pikë, dy asistime dhe katër kërcime.
Ndeshje të mirë pati edhe Hamidoi Daillo, që kontriboi me 15-të pikë dy asistime dhe shtatë kërcime.
Në anën tjetër, te vendasit basketbollisti më i dalluar në parket ishte Kyle Loëry.
35 vjeçari regjistroi këto shifra: 19-të pikë, dhjëtë asistime dhe pesë kërcime.

Përkundër kësaj fitore, Pistons janë duke kaluar një sezonë katastrofale.
Kjo skuadër gjendet në vendin e fundit të Konferencës Lindore, me vetëm pesë fitore, ndërsa është mposhtur 24 herë.
Kurse, Heat tashmë gjendet në pozitën e pestë, me 18-të fitore dhe 13-të humbje.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Charlotte Horntes 106-137 Phoneix Suns.
Dallas Mavericks 105-111 Minnesota Timbewolves.
San Antonio Spurs 114-121 Sacramento Kings.
Portland Trail Blazers 105-100 Memphis Grizzlies. /Shqip.com