Lajme

MFPT: Punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojë një me aftësi të kufizuar

ilustrim

Ministria e Financave, Punëve dhe Transferëve ka dal me një njoftim në të cilin thuhet se me Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, punëdhënësit obligohen që për 50 të punësuar të punësojnë një person me aftësi të kufizuar.

Sipas njoftimit në rast që këta persona nuk e përmbushin këtë, kanë një obligim tjetër ligjor.

“Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Tutje thuhet se Ministria e Financave në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore.

Kontributet mujore paguhen në llogarinë e veçantë në Thesar, sipas të dhënave të mëposhtme:

/Shqip.com