Sport Ndërkombëtar

Mëzohet arsyeja pse po zvarritet transferimi i Xhakës

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është në pritje të miratimit përfundimtar të Arsenalit për të kaluar te Bayer Leverkusen.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, një marrëveshje mes mesfushorit shqiptar dhe klubit gjerman është arritur në maj. Vetë Xhaka këmbëngul për të kaluar te Bayer Leverkusen, ku e pret trajneri Xabi Alonso.

Romano sqaron se Arsenali do ta lirojë Xhakën vetëm pasi të jetë finalizuar dhe miratuar një marrëveshje me një tjetër lojtar, mesfushorin e West Ham, Declan Rice.

Xhaka sezonin e kaluar luajti 47 ndeshje, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 7 asistime.

/Shqip.com