Rozë

Mevlani i shpreh pëlqimin publikisht njërës prej vajzave të ‘Përputhen 3’

Mevlan Shaba

Ish-protagonisti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba edhe pas daljes nga emisioni vazhdon që të komentohet.

Ai ka dalë i lidhur nga emisioni me Ledianën, por që raporti i tyre nuk zgjati shumë dhe tashmë ata nuk flasin me njëri-tjetrin.

I ftuar në “Prive” ku ka folur edhe për jetën e tij private, si dhe ka komentuar disa nga vajzat e “Për’puthen 3” ku kur u pyet se a do të dilte me një nga vajzat e sezonit të ri, ai nuk hezitoi të përgjigjej.

Ai tha se nga karakteri nuk i njeh por nga pamja fizike e tërheq Efi.

Këngëtari, Mevlan Shaba

“Për karakter nuk mund të them gjë, sepse nuk i njoh aq mirë. Por për pamje fizike janë dy a tre goca të bukura, me të cilat edhe do kisha dalë. Nuk i njoh aq shumë sa të them ‘Po, kjo do ishte’. Nga aparenca është Efi. Është goxha simpatike, më pëlqen si pamje fizike”.

Ndryshe, Mevlani vazhdon që të jetë i angazhuar me projekte muzikore ku së fundi ka lansuar këngën e tij më të re të titulluar ” Bota ime”.

Projekti që një javë nga lansimi ka marrë mbi 500 ijë klikime në platformën “Youtube”./SHQIP.com