Lajme

Metsola: Lufta e Rusisë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

Roberta Metsola- Zelensky

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola vizitoi Ukrainën të shtunën, duke u zotuar se “agresorët që kanë nisur një luftë në kontinentin tonë nuk do të mbeten të pandëshkuar”.

Duke folur në një panel në konferencën “Të Bashkuar për Drejtësi” në Lviv, Metsola përsëriti mbështetjen e parlamentit për iniciativat që mbledhin prova të krimeve të mundshme të kryera nga Moska dhe forcat e saj.

“Unë jam nënë e katër djemve. Unë do të doja të jem në gjendje t’u them atyre, kur Ukraina të fitojë luftën, se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për krimet që kanë kryer dhe mizoritë që kemi parë të kryhen kundër ukrainasve të guximshëm,”tha Metsola. 

Lufta në Ukrainë sivjet më 24 shkurt ka shënuar një vjetorin prej kur forcat ruse sulmuan territorin e Ukrainës raporton CNN.

/Shqip.com