Lajme

Meta: Tirana ka nevojë për ndryshim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se Tirana ka nevojë për ndryshim dhe për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët.

Meta komentoi në Facebook edhe planin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, për transportin publik falas.

Sipas tij kjo masë është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve.

Tirana ka nevojë për Ndryshim. Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët. Dhe plani i Belind Këlliçit për transport publik falas është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve tanë”, shkroi Meta.

/Shqip.com