Lajme

Meta takon Osmanin: Kosova sa më parë në NATO

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar në Maltë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Meta përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kosovë sa më parë duhet të jetë pjesë e NATO-së.

“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej. Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore. Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”, ka shkruar Meta në Facebook.