Teknologji

Meta po teston kthimin e mesazheve nga Messenger në Facebook

Kreu i Facebook, Tom Alison njoftoi sot se kompania është duke shqyrtuar mundësinë e kthimit të mesazheve nga Messenger në aplikacionin kryesor.

Në vitin 2016, kompania hoqi mesazhet nga aplikacioni Facebook duke i dërguar ato në Messenger e po ashtu ky ndryshim nuk ishte pritur mirë.

Në një postim në blog, Alison tha se rrjeti social aktualisht është duke testuar këtë ndryshim, dhe vuri në dukje se Facebook planifikon të zgjerojë testin së shpejti. Ndryshimi vjen pasi Facebook dhe platforma të tjera në pronësi të Metës, po kërkojnë të konkurrojnë me TikTok, raporton TC.

“Gjatë vitit të ardhshëm, ne do të ndërtojmë më shumë mënyra për të integruar veçoritë e mesazheve në Facebook. Në fund të fundit, ne duam që të jetë e lehtë dhe e volitshme për njerëzit që të lidhen dhe të ndajnë, qoftë në aplikacionin Messenger apo drejtpërdrejt brenda Facebook”, tha Alison.

Gjatë vitit të kaluar, Facebook është larguar nga fokusi për të qenë një aplikacion për miqtë e ngushtë dhe familjen, dhe në vend të kësaj është pozicionuar si një platformë zbulimi.

Si pjesë e njoftimit të sotëm, Alison tha se Facebook ka filluar shumë mirë këtë vit dhe se rrjeti social është duke lulëzuar.

/Shqip.com